Për fat të keq, Armando Broja ka pësuar një tjetër dëmtim. Gjatë ndeshjes së Kupës FA midis Evertonit dhe Peterborough United, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili u aktivizua si zëvendësues në minutën e 68-të të ndeshjes, u përball me një pengesë tjetër. Pas më pak se 20 minutash në fushë, Broja pësoi një dëmtim serioz të kyçit të këmbës dhe u detyrua të nxirrej nga fusha me barelë, duke shtuar një tjetër pengesë në problemet e tij të shumta shëndetësore që nga koha kur u bashkua me Evertonin si huazim.

Ndeshja vetë ishte e mbushur me ngjarje, me gola nga Beto dhe Iliman Ndiaye, që çuan Evertonin në një fitore 2-0 dhe siguruan kalimin e tyre në raundin e katërt të Kupës FA. Megjithatë, fokusimi u kthye te dëmtimi i Brojës dhe ndikimin e mundshëm që do të ketë në performancën e tij të ardhshme.

Urojmë Brojës një rikuperim të shpejtë. Shpresojmë ta shohim përsëri në fushë së shpejti.

Foto nga Google Images


By Editor