Telashet për boksierin shqiptar, Florian Marku, nuk kanë të mbaruar. Vetëm disa ditë pasi u lirua në Gjermani, sportisti shqiptar është arrestuar sërish, por këtë herë në Angli. Marku u arrestua në Londër bazuar në një urdhër arresti ndërkombëtar dhe një urdhër ekstradimi për të kryer dënimin e tij në Greqi.
Akuza ndaj Markut përfshijnë tentativë vrasje, plagosje me pasoja të rënda, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve. Ai pranoi me vullnet të plotë ekstradimin drejt Greqisë për të vazhduar dënimin e tij për një incident që ndodhi në vitin 2010, kur luftoi në një klub nate në Selanik kundër disa shtetas rusë.
Në momentin e arrestimit të ri, Florian Marku ndodhet në qelitë e Anglisë, duke pritur ekstradimin e tij në Greqi. Përkushtimi i tij ndaj sportit dhe përballja me sfidat e jetës kanë qenë gjithmonë pjesë e historisë së tij, por kjo situatë ka sjellë një hap të ri në rrugën e tij.
Foto nga Google Images