Amanda Dedej, një 12-vjeçare që merret me karate, jeton ne fshatin Dushk të Lushnjës.

Ajo ka fituar deri tani 32 medalje ari në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Të parën e ka marrë në moshën 8-vjeçare, ndërsa së fundmi është shpallur nënkampione Ballkani për moshën nga 10 deri në 13 vjeçe, në një garë të zhvilluar në Turqi.

Për këtë vit, Amanda synon të shpallet kampione bote në kampionatin e radhës, i cili do të mbahet në Kroaci nga 24 deri më 26 qershor. Historia e saj është një shembull i vërtetë i përkushtimit dhe talentit. 🥋🏅

By Editor