Në një nga episodet e podcastit “INSPIRE PodCLASS”të Alketës Vejsiut, publiku shqiptar ka pasur mundësinë të njohë një prej ikonave të muzikës shqiptare, Alban Skënderajn. Me një karrierë që shtrihet në dy dekada, Albani ka arritur të krijojë një lidhje të veçantë me publikun përmes këngëve të tij që pasqyrojnë dashurinë, dhimbjen, shpresën dhe jetën në të gjitha dimensionet e saj.

Në këtë intervistë, Albani rrëfen për çelësin e martesës së suksesshme me Miriam Canin. Për të, dashuria është një dridhje, një rrëqethje, një vibrim që duhet të kalojë përmes trupit, shpirtit, zemrës dhe mendjes. Ai thekson se për të mbajtur një marrëdhënie të gjatë, duhen dy palë që të provojnë maksimumin në çdo aspekt të jetës së tyre.

Albani ka ndarë emocionet dhe përvojat e tij nëpërmjet këngëve që kanë shënjuar karrierën e tij. Në datën 6 qershor, Albani do të mbajë një koncert të veçantë në stadiumin Air Albania, një event që pritet të jetë një fluturim në majat më të larta të emocioneve, artit dhe spektaklit. Biletat për këtë koncert u shitën të gjitha në një kohë rekord.

Fotot nga Google Images

By Editor