Të rinjtë nga Kosova po e shfaqin talentin thuajse në te gjitha fushat e jetes:sport, art, kulturë, biznes, e tani edhe në përgatitjen e ushqimeve.

Para disa ditësh Bleonita Sejdiu, një 21-vjeçare nga Kosova u shpall si furrtarja dhe shitësja e vitit në një garë nacionale në Gjermani.

Bleonita Sejdiu, arriti ta marr këtë çmim vetëm disa muaj pasi e përfundoi trajnimin si specialiste në tregun e ushqimeve, në veçanti në pjekje.

Sejdiu e kishte për detyrë të bënte një mëngjes luksoz, duke përfshirë mënyrën e shitjes, deklarimin e përbërësve, sasinë e tyre, dhe dekorimin.

Ajo deklaroi se konkurrenca ishte mjaft e fortë.

“Pas konkursit në Olpe u ftova të marr pjesë në Weinheim. Nuk kisha asgjë për të humbur, edhe vetëm po të merrja pjesë do të ishte kujtim i bukur. Erdha me një furgon me përbërës por nuk u lejova që te perdorja asnje nga ata produkte qe prura. Atje ata kishin produktet e tyre. Por, e tejkalova edhe këtë vështirësi”, tha ajo.

21-vjeçarja u urua për suksesin edhe nga kryebashkiaku i Marsbergut, Thomas Schroder.

E reja nga Kosova foli edhe rreth jetës së saj.

“Prindërit e mi kanë ardhur për një jetë më të mirë katër vjet më parë. Unë qëndrova edhe për një vit në Kosovë sepse s’mund të merrja vizë. Në Kosovë e përfundova edhe shkollën e mesme”, theksoi Sejdiu.

Marre nga: SAUERLANDKURIER

Perktheu dhe pershtati: Albanian Community in Michigan

By Editor