Më 10 tetor 1947, Shqipëria përjetoi një nga ngjarjet më të errëta në historinë e saj moderne. Gjyqi i zhvilluar në kinema “17 Nëntori” në Tiranë shënoi fundin e pluralizmit dhe fillimin e një periudhe të gjatë diktature nën regjimin komunist të Enver Hoxhës. Ky gjyq, i njohur si “Gjyqi i Deputetëve”, kishte për qëllim eliminimin e opozitës dhe konsolidimin e pushtetit të Partisë Komuniste.
Në këtë proces u gjykuan 24 persona, nga të cilët 16 u dënuan me vdekje dhe të tjerët me burgime të gjata. Gjyqi u zhvillua në një atmosferë të tensionuar dhe të mbushur me frikë, ku të akuzuarit u përballën me akuza të rënda për tradhti dhe bashkëpunim me forcat e huaja.
Ja nje liste me disa nga emrat qe u gjykuan:
Të Dënuarit me V@rje
1. Shefqet Beja- 35 vjeç
2. Sulo Ismail Klosi- 36 vjeç
3. Riza Alizoti- 37 vjeç
Të Dënuarit me Pushk@tim
1. Sheh Ibrahim Karbunara- 67 vjeç
2. Dr. Enver Sazani- 37 vjeç
3. Sami Kokalari- 50 vjeç
4. Selaudin Toto- 33 vjeç
5. Irfan Majuni- 36 vjeç
6. Tefik Deliallisi- 37 vjeç
7. Hysen Shehu- 35 vjeç
8. Beqir Çela- 34 vjeç
9. Abdyl Kokoshi nga Vlora
Të Dënuarit me Burgim
1. Xhemal Naipi- Burgim të përjetshëm
2. Hysni Lepenica- Burgim të përjetshëm
3. Ali Kelmendi- Burgim të përjetshëm
Ky gjyq shënoi një kthesë të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, duke instaluar një regjim të ashpër diktatorial që do të zgjaste për më shumë se katër dekada. Pluralizmi politik u shkatërrua dhe mendimi i lirë u shtyp, ndërsa vendi u izolua nga bota dhe u zhyt në një periudhë të gjatë represioni dhe varfërie.
![](http://debati.us/wp-content/uploads/2024/10/img_1842-1-1024x735.jpg)
Gjyqi i 10 tetorit 1947 mbetet një kujtesë e hidhur e asaj që ndodh kur liria dhe demokracia shkatërrohen në emër të pushtetit absolut. Ky gjyq është një mësim për brezat e ardhshëm për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Foto nga Google Images