Nesër, Shqipëria do të përballet me Çekinë në një ndeshje të rëndësishme për Ligën e Kombeve të UEFA-s. Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka mbajtur një konferencë për të diskutuar përgatitjet e ekipit për këtë sfidë.

Sylvinho filloi konferencën duke falënderuar publikun dhe mediat për mbështetjen e tyre ndaj ekipit. Ai theksoi se trajnerët dhe teknikët e ekipit kanë përfunduar përgatitjet dhe janë të gatshëm për të udhëtuar drejt Pragës për ndeshjen e nesërme.

Trajneri shpjegoi që ekipi është në gjendje të mirë dhe pa dëmtime të reja. Ai theksoi se trajnimet e fundit janë përqendruar në përgatitjen fizike dhe punën me topin për të krijuar situata të planifikuara për ndeshjen. Sylvinho theksoi se ekipi është gati për të luajtur me një mentalitet të fortë dhe pozitiv.

Ja nje pjese nga intervista:

“Do të jetë një sfidë e rëndësishme, duke ditur që Çekia është skuadër e ashpër dhe shumë e vështirë. Kanë lojtarë shumë të mirë. Ne vijmë këtu për të luajtur. Jemi përgatitur për këtë ndeshje. Asnjë trajner nuk e përgatit ndeshjen për të barazuar, ne futemi në fushë për më të mirën. Kjo është jeta e një trajneri. Je gjithë kohën duke menduar dhe punuar. Puna në kombëtare është e tillë. Ka pak ditë kohë për të përgatitur ndeshjen. Jemi vazhdimisht në studim të kundërshtarit. Kam besim te skuadra dhe praktikisht e kam vendosur formacionin. Kemi realizuar disa stërvitje, është pak kohë për përgatitje, por futemi në fushë për të dhënë më të mirën.

Herën e parë kishim Manaj dhe nuk kishim Dakun. Tani është e kundërta. Janë lojtarë të fortë, por kanë karakteristika të ndryshme. Gjithë stafi punon në kohë të zgjatur.

Nuk ka ndonjë arsye të veçantë pse e kryem stërvitjen zyrtare në Tiranë, thjesht për arsye logjistike. Ne kishim në fluturim që duhet të ishim këtu në 5 dhe që mos kishim arsye të humbisnim stërvitjen pasi biseduam, vendosëm ta kryenim atje. Ne kemi një qendër shumë të bukur atje. Nuk i kam kërkuar Laçit të më japë informacione por do ta pyes sot, nëse nuk më përgjigjet nuk do të luajë, nëse do të përgjigjet do të luajë

Kemi lojtarë të mirë që luajnë në nivele të larta. Kemi Bajramin që kaloi te Rangers. Mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur. Nuk do ketë sens inferioriteti. Nëse shikojmë Çekinë, kanë qenë në Europian, pastaj në Botëror, pastaj në Europian prap. Ne po bëjmë mirë së fundmi. Ky është rrugëtimi jonë.

Para 24 viteve keni luajtur me Arsenalin këtu në Pragë dhe kundër Spartës keni shënuar një gol. Nëse e mbani mend çfarë ndjenje keni për këtë rast? Ka qenë një ndeshje me emocione dhe e bukur. Koha kalon shumë shpejt dhe çdo ditë duhet ta shohim si një dhuratë për të bërë mirë. Sot ka qenë një ditë e gjatë dhe po bisedoja me stafin, ka qenë një gol i bukur. Tashmë jemi në një stad tjetër. Si unë dhe trajneri i Çekisë do të donim të ishim në fushë për të luajtur, por jemi pak të vjetër për atë gjë”, deklaroi Sylvinho.

Foto nga Google Images

By Editor