Gjykata jep masën e sigurisë për 77-vjeçarin që vrau me çekiç djalin e dehur.

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 77-vjeçarin, Shefki Bylykbashi, i cili goditi me çekiç për vdekje djalin e tij.

Kokë ulur brenda kafazit të qelqtë, 77 vjecari, ka kërkuar nga mediat të mos filmohet, ndërsa është dëgjuar të thotë: “Më lini more, njeri jam edhe unë”.

Krimi në familje ndodhi 3 ditë më parë në Maliq, ku i moshuari goditi me çekiç djalin, pasi ky i fundit tentoi ta hidhte në pusin me ujë në oborrin e banesës.

Viktima, 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi humbi jetën në ambulancë gjatë transportit për në spital.

Në deklaratën për policinë pas arrestimit, i moshuari u shpreh: “Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte çdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më.”

By Editor