Ditën e sotme presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, zhvilloi një vizitë të papritur në Ukrainë, ku u takua edhe me presidentin Volodymyr Zelensky.

Gjate vizitës së tij të papritur atje, Biden mbajti edhe një fjalim, ku tha se SHBA do të vijojë të qënrojë me Ukrainën.

Biden thotë se ai “e kujton gjallërisht” fillimin e luftës, përvjetori i së cilës do të shënohet të premten, kur u raportuan shpërthimet e para në Kiev.

“Një vit më vonë, Kievi qëndron dhe Ukraina qëndron, demokracia qëndron. Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron me ju,” tha zoti Biden.

Ai shtoi se ka “të gjithë besimin” se Ukraina do të mbizotërojë kundër Rusisë në “luftën më të madhe tokësore në Evropë në tre të katërtat e shekullit të fundit”.

Biden tha se qëllimi i Vladimir Putinit ka qenë të “fshijë Ukrainën nga harta” dhe sipas tij ai po dështon dhe shtoi se dhjetëra mijëra rusë janë larguar nga vendi sepse nuk shohin “asnjë të ardhme” në të.

Presidenti i SHBA-së falënderoi vendet e NATO-s për mbështetjen e dhënë dhe përmendi raundin e fundit të ndihmës ushtarake prej 500 milionë dollarësh, të njoftuar më herët sot, e cila do të dërgohet nga Uashingtoni në Kiev.

Ai shtoi se SHBA dhe vendet e Perëndimit do të shpallin sanskione shtesë ndaj elitave dhe kompanive që po përpiqen të shmangin sanksionet dhe të mbushin makinerinë luftarake të Rusisë.

“Më vonë këtë javë, ne do të shpallim sanksione shtesë kundër elitave dhe kompanive që po përpiqen të shmangin sanksionet dhe të mbushin makinën luftarake të Rusisë”, shtoi ai.

Ai e përfundoi fjalimin e tij duke rinovuar zotimin e tij për të mbështetur Ukrainën “për aq kohë sa duhet”.

Ndërkohë Biden e përfundoi vizitën e tij në Ukrainë dhe raportohet se është larguar nga vendi. Me tej ai do te vizitoje edhe Polonine.

Perkthyer, pershtatur dhe foto nga CNN

By Editor