Më 27 gusht 1923, Gjenerali italian Enrico Tellini u vra në mënyrë tragjike në territorin grek, pranë kufirit me Shqipërinë. Tellini ishte dërguar nga Lidhja e Kombeve për të hetuar një mosmarrëveshje kufitare midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ai dhe katër shoqëruesit e tij u sulmuan dhe u vranë nga persona të panjohur në Kakavije, qe ndodhet midis qytetit të Janinës dhe Gjirokastres.
Enrico Tellini, ishte udheheqes i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit të Kufijve. Ai kishte hartuar hartat dhe një seri faktesh me të dhënat mbi banorët, gjuhën, etnologjinë, etnografinë dhe historinë e shqiptarëve të Çamërisë.
Ai kishte bërë gati fakte të pakundërshtueshme që vërtetonin që Janina i perkiste Jugut të Shqipërisë.
Kjo do të kthente Çamërinë në vendin e saj dhe më pas padyshim që do të ndryshonte historinë, jo vetëm të shqiptarëve por të mbarë Ballkanit.
Vrasja e Tellinit shkaktoi një krizë ndërkombëtare të njohur si Incidenti i Korfuzit. Benito Mussolini, lideri i atëhershëm i Italisë, fajësoi Greqinë për sulmin dhe urdhëroi pushtimin e ishullit të Korfuzit. Kjo ngjarje tensionoi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe tërhoqi vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar.
Gjenerali Tellini ishte një figurë e respektuar për përpjekjet e tij për të zgjidhur konfliktet dhe për të promovuar drejtësinë në rajon. Në shenjë nderimi për kontributin e tij, qeveria e Ahmet Zogut vendosi një shtatore të tij në Tiranë.