Kujtojme sot ne pervjetorin e lindjes aktorin e madh Vasillaq Vangjeli!
Sot ai do te festonte 75-vietorin e lindjes.
E kujtojme keshtu te gezuar, sic na ka gezuar ai gjithmone.
Vangjeli ka luajtur rreth 100 role për publikun shqiptar.
Ka punuar si aktor dhe regjisor në Teatrin e Komedisë së Tiranës nga viti 1976 deri në vitin 2005, duke luajtur disa role.
Aftësitë e tij si aktor i shfaqi edhe në filmat artistikë si “Zonja nga Qyteti” dhe “Shoku yne Tili”. Ai ka marrë pjesë në shfaqje teatrore klasike dhe moderne, si dhe ka qenë i pranishëm në të gjitha “Shows Speciale të Vitit të Ri” të Televizionit Shtetëror Shqiptar që nga viti 1975.
Vangjeli ka interpretuar edhe në një sërë komedish. Ai ishte një artist me vlera të larta edhe në dramë, megjithëse prirja e tij ishte kryesisht te komedia dhe humori. Miqtë dhe kolegët e përmendin si person me humor të lartë edhe në jetën private.
Vasillaq Vangjeli lindi në shkurt të vitit 1948. Pas diplomimit në Universitetin e Arteve të Tiranës në vitin 1975, ai punoi në Teatrin e Komedisë së Tiranës deri në vitin 2005. Karriera e gjatë e këtij artisti është e mbushur me personazhe, linjat e të cilëve përdoren ende në jetën e përditshme. duke e renditur Vangjelin si një nga aktorët kryesorë të skenës shqiptare.