Aktori Bujar Asqeriu ka marrë titullin ‘Qytetar Nderi’ i Vlorës. Ai gjithashtu mban edhe titullin “ Nder i Kombit”.

Menjëherë pas premierës në Vlorës të dramës ‘Gjaku i martirëve të Kombit’, aktori i mirënjohur është vlerësuar me titullin e lartë në prani edhe të drejtuesve të pushtetit vendor dhe deputetë të Vlorës.

Një titull i akorduar me vendim të këshillit të bashkisë Vlorë, ndërsa i është dorëzuar në skenë nga kryetari i bashkisë Vlorës, Dritan Leli.

Pas emocioneve që kanë dhuruar për artdashësit, menjëherë pas shfaqjes aktori është shprehur si emocionuar duke pranuar se nëse një vlerësim i tillë e merr në qytetin e tij do të thotë se ka bërë diçka të mirë në karrierën e tij.

Foto marre ne internet

By Editor