Në një zhvillim të fundit nga fushat e futbollit të Europës, Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka marrë një vendim lidhur me incidentin që ndodhi pas ndeshjes së EURO 2024 mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Incidenti përfshinte sulmuesin e njohur kuqezi, Mirlind Daku, i cili u bë qendra e vëmendjes për sjelljen e tij pas përfundimit të ndeshjes.
Komisioni i UEFA-s ka vendosur të pezullojë për dy ndeshje futbollistin shqiptar, i cili nuk do të mund të luajë kështu në ndeshjen e radhës ndaj Spanjës, në program për t’u luajtur të hënën e 24 qershorit në Dyseldorf.
Mirlind Daku, ka qenë një figurë kyçe për skuadrën kombëtare te kuqezinjve, qe tani do të përballet ne dy ndeshje pa Dakun.
Foto Getty Images