Një gjest i veçantë në mbështetje të fëmijëve të prekur nga tërmeti ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Besiktasit dhe Antalyaspor të dielën që lamë pas.
Tifozët e Besiktas hodhën njëherësh qindra lodra fëmijësh, si një donacion për vogëlushët e prekur nga tërmeti.
Kujtojmë se Turqia dhe Siria u goditën në datën 6 shkurt nga tërmete shkatërrimtare, të cilët shkaktuan dëme të mëdha dhe më shumë se 50,000 viktima.
Në shenjë solidariteti, tifozët e Besiktashit e ndërprenë lojën ne oren 4:17, ora e saktë e tërmetit të parë, dhe mbushën fushën e blertë me lodra dhe kafshë prej pellushi.
Lodrat u shpërndanë para ndeshjes për tifozët pasi nisma u diskutua nga klubi dhe mbështetësit.
Can Okar shkruajti ne Tweeter: “kur ora ishte 4:17(ora e termetit) tifozet e Besiktas hodhen njeherazi mijera lodra buta me pellush per femijet e prekur nga termeti. E perseris qe jam shume krenar qe ky eshte klubi im, e dua shume kete klub!”