Papa Françesku ka reaguar për ngjarjen tragjike në bregun italian ku deri më tani janë nxjerrë 62 trupa të pa jetë. Papa ka përciellë ngushëllimet e tij, teksa u shpreh se po lutet për viktimat në bregdetin kalabrez.

“Me dhimbje mësova për mbytjen e anijes që ndodhi në bregdetin kalabrez, afër Crotone. Tashmë janë gjetur 62 të vdekur, mes tyre shumë fëmijë. Lutem për secilin prej tyre, për të zhdukurit, për emigrantët e tjerë të mbijetuar. Falënderoj të gjithë ata që kanë sjellë ndihmë dhe ata që po mirëpresin. Zoja i përkrahtë këta vëllezër e motra tona”, shkruan Papa.

Sipas raportimeve, deri më tani dyshohet për më shumë se 100 viktima nga mbytja e anijes që ndodhi dy mëngjese te kaluara në Steccato di Cutro, në provincën e Crotone. 

Në të gdhirë, një varkë e ngarkuar me emigrantë u copëtua dhe u përmbys në det. Sipas disa të mbijetuarve, në bord ndodheshin rreth 180 persona. Gjithçka që ka mbetur nga varka është një pirg druri, i cili u depozitua në breg pas mbytjes së anijes. 

Dinamika e saktë e fakteve nuk është ende e qartë. Sipas te dhenave të para, duket se dy janë faktorët që çuan në mbytjen e anijes: nga njëra anë mbingarkesa e varkës, nga ana tjetër, egërsia e detit, pasi ishte mjaft i trazuar sot në mëngjes

Të mbijetuarit e tragjedisë së emigrantëve në Kalabri tregojnë se trafikantët që kishin varkën janë trembur kur kanë parë drita në breg dhe kanë menduar se po i priste policia.

Ne një rrëfim për La Reppublica, ata shprehen se në çastin që panë dritat, kanë filluar të hedhin emigrantët në ujë, në mënyrë që të largoheshin sa më shpejt që aty. Sipas të mbijetuarve, fillimisht kanë hedhur 20 emigrantë, mes tyre fëmijë e të porsalindur. Ndërsa më pas, kanë nisur të hedhin dhe të tjerët.

Kjo ishte dhe arsyeja pse anija ndryshoi drejtimin.

By Editor