Washington, 18 Janar 2025 – TikTok, aplikacioni i dytë më i madh i mediave sociale në Shtetet e Bashkuara, ndaloi së ofruari shërbimet e tij për përdoruesit amerikanë që nga nata e së shtunës. Ndërprerja erdhi si përgjigje ndaj një ligji të cilësuar si “divest-or-ban” që do hyjë në fuqi së shpejti, duke kërkuar që kompania mëmë kineze ByteDance të shesë TikTok ose të përballet me një ndalim të plotë.

TikTok në SHBA ishte në rrezik te mbylljes që nga momenti kur Kongresi miratoi ligjin vitin e kaluar. Ligji u mbështet nga gjykata Supreme e SHBAsë, e cila njëzëri vendosi që divestimi ( zhveshja nga e drejta per transmetim) nuk shkel të drejtat e lirisë së shprehjes të TikTok apo të 170 milion përdoruesve të saj në SHBA. Gjykata argumentoi se platforma mund të përdorej nga qeveria kineze për të mbledhur informacion të ndjeshëm mbi amerikanët.

Pas vendimit të Supremes, TikTok lëshoi një paralajmërim përdoruesve të saj se aplikacioni do të ndalet përkohësisht duke filluar nga e diela. Duke u përballur me pamundësinë e shitjes së aseteve dhe presionin e ligjit, kompania vendosi t’a ndërpresë vetë shërbimin pak para afatit të përcaktuar.

“Na vjen keq, TikTok nuk është i disponueshëm për momentin,” lexohej në një mesazh në aplikacion gjatë natës së së shtunës. “Na vjen keq, por një ligj që ndalon TikTok është miratuar në SHBA. Për fat të mirë, Presidenti Trump ka treguar se do të punojë me ne për një zgjidhje për të rivendosur TikTok kur të marrë detyrën. Ju lutemi, qëndroni të informuar!”.

Ndërkohë, aplikacioni nuk është më i disponueshëm në dyqanet e aplikacioneve si Apple dhe Google, duke mos lejuar shkarkime të reja. TikTok paraqiti një faqe të veçantë ku përdoruesit mund të shkarkonin të dhënat e tyre para se aplikacioni të ndalet plotësisht. Edhe CapCut, një aplikacion për editim video nga i njëjti pronar, u ndal gjithashtu për shumë përdorues amerikanë.

Foto nga Google Images

By Editor