555 vite më parë, vdiq Gjergj Kastrioti Skënderbeu, strategu i madh që për një çerekshekull i priu rezistencës kundër pushtimit osman në Arbëri, nga viti 1443 deri në vdekje më 1468.
Data e vdekjes së Skënderbeut, u saktesua nga historiani gjerman Jakob Philipp Fallmeryer, i cili duke u mbështetur në një tekst të kronografit bizantin Georgios Sfranzis, arriti ne perfundimin se 17 janar 1468 eshte ne fakt data qe u shua strategu i madh shqiptar.
Skënderbeu ishte politikani që arriti t’i bashkonte në Lezhë (1444) në një aleancë politike dhe ushtarake, dinastët e shumicës së fisnikërisë arbërore, pasi kishin rënë me radhë nën vasalitetin ose dominimin e osmanëve.
Skënderbeu ishte strategu ushtarak i cili me trupa ushtarake shume të kufizuara, arriti t’u bënte ballë ushtrive të mëdha të forcës politike më të fuqishme të kohës, Perandorisë Osmane.
Ai vazhdoi të besonte se mund ta përballonte depërtimin osman në Europë madje edhe kur Kostandinopoja ra në duart e osmanëve (1453), edhe kur disa nga fisnikët arbërorë i bënin oponencë apo edhe kur nuk i vinin ndihmat e premtuara nga perëndimi.
Edhe gati gjashtë shekuj nga koha kur jetoi, Skënderbeu vazhdon të frymëzoje me historinë e tij.
Asnjë burrë nuk ka bërë aq shumë sa Heroi ynë Kombëtar Gjergj kastriot Skënderbeu edhe 555 vite pas vdekjes së tij!
Lavdi heroit të shqiptarëve Gjergj Kastriotit Skënderbeut!