Ermonela Jaho njihet ndërkombëtarisht si një nga artistet më të mëdha operistike të ditëve tona. Ajo është vlerësuar për një mjeshtëri vokale e cila i lejon asaj të komandojë një repertor të gjerë që varion nga Bel Canto në Verismo, dhe çfarë është një angazhim i rrallë dhe unik në portretizimin e roleve të saj si Violetta në La traviata, rolet e titullit në Anna Bolena, Madame Butterfly, Suor Angelica, Thais, Desdemona në Otello, Blanche në Dialogues des Carmelites dhe shumë të tjerë.
Ajo ka kënduar në shumicën e skenave kryesore të operës, duke përfshirë Shtëpinë e Operës Mbretërore, Covent Garden, Bayerische Staatsoper në Mynih, Gran Teatro del Liceo në Barcelonë, Teatro alla Scala në Milano, Opéra National de Paris, Wiener Staatsoper, Teatro Real në Madrid, Teatro Colón Buenos Aires, The Deutsche Oper Berlin dhe në Arena di Verona.
Ermonela Jaho, ka korrur suksese te njepasnjeshme! Suksesi radhës, për yllin e muzikës klasike me famë botërore, është se ajo u vlerësua me Çmimim Ndërkombëtar të Muzikës Klasike për vitin 2023, duke u shpallur kështu “Artistja e Vitit”.
Ne kete konkurrim ishin nominuar mbi 350 prodhime artistike të artistëve ndërkombëtarë. Emri i Jahos bëri jehonë sërish edhe në duke spikatur mes emrave më të njohur të muzikës klasike botërore.
Në faqen zyrtare të Çmimeve Ndërkombëtare të Muzikës Klasike është i pasqyruar edhe motivacioni me të cilin Ermonela Jaho është shpallur më e vlerësuara, në të cilin shkruhet: “Me bukurinë unike të zërit të saj madhështor, të udhëhequr me vendosmëri drejt shkëlqimit të lavdishëm, Ermonela Jaho mahnit me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo nuk është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prezenca elektrizuese teatrale.
Pak këngëtarë arrijnë një shkallë kaq të lartë të identifikimit me rolet e tyre, me një vërtetësi absolute dhe me një emocion prekës.
Me të dalë në skenë Ermonela Jaho e hedh tej personalitetin e vet si një mantel dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë”
Çmimet e këtij konkurrimi muzikor, do të ndahen në datën 21 Prill, në një mbrëmje Gala që do të mbahet në Poloni, gjatë Forumit Ndërkombëtar të Muzikës.