Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar dje ditëlindjen e këngëtares së njohur Shkurte Fejza, duke e nderuar atë për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në muzikën dhe kulturën shqiptare. Urimi i presidentes është publikuar nga këngëtarja në rrjetet sociale, duke marrë vlerësime dhe urime të shumta nga ndjekësit.
Në urimin e saj, Presidentja Osmani ka shkruar: “Të këndoftë zemra përgjithmonë! Zëri i Shkurte Fejzës përgjithmonë jehon cep më cep hapësirën shqiptare.” Ky mesazh përgëzimi nderon zërin e fuqishëm dhe të mrekullueshëm të Fejzës, i cili ka qenë një frymëzim për shumë breza dhe ka mbushur zemrat e shqiptarëve me melodi të bukura dhe emocione të thella.
Shkurte Fejza është një ikonë e muzikës popullore shqiptare, e njohur për interpretimet e saj autentike dhe zërin e saj unik që ka bërë jehonë në mbarë hapësirën shqiptare. Këngët e saj kanë qenë dhe mbeten një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe Shqipërisë.
Foto nga Google Images