Sot, më 27 Dhjetor 2024, kujtojmë një nga aktorët më të njohur dhe të dashur të Shqipërisë, Petraq Xhillarin, i cili u nda nga jeta në këtë datë një dekadë më parë. Petraq Xhillari lindi më 11 qershor 1943 në Përmet dhe ndërroi jetë më 27 dhjetor 2014 në Tiranë, pas një sëmundjeje të rëndë.
Xhillari ishte një figurë e spikatur që kontribuoi me profesionalizëm dhe pasion në skenën teatrale dhe kinematografinë shqiptare. Karrierën e tij e nisi në Teatrin Kombëtar dhe realizoi rreth 50 role të paharrueshme në skenë dhe mbi 10 role në filma. Disa prej roleve të tij më të njohura përfshijnë “Nga mesi i errësirës”, “Mysafiri” dhe “Gjeneral gramafoni”.
Përveç interpretimit të tij të shkëlqyer, Xhillari ishte një njeri me një zemër të madhe dhe një shpirt artistik, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme në kulturën shqiptare. Humbja e tij është ndier thellë nga familja, miqtë dhe kolegët, të cilët e nderuan me homazhe dhe përkujtim.
Foto nga Google Images