Sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me respekt të thellë Ibrahim Rugovën, personalitetin që përfaqësoi shpirtin e një kombi të tërë në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë. Si lideri i parë i Kosovës së pasluftës dhe arkitekt i politikës paqësore, Rugova mbetet simbol i vizionit dhe guximit të pathyeshëm.
Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë të Istogut. Ai u diplomua në Fakultetin e Filozofisë në Prishtinë dhe arriti doktoratën në Universitetin e Parisit. Rugova ishte një intelektual i veçantë dhe autor i shumë veprave letrare dhe shkencore. Ndër librat e tij më të njohur janë “Sa i përket Kosovës” dhe “Strategjia e Qëndresës Paqësore”.
Një nga kontributet më të mëdha të Ibrahim Rugovës ishte krijimi i një strategjie paqësore dhe rezistence ndaj represionit serb, që rezultoi në përparimt e lëvizjes shqiptare për liri dhe pavarësi. Nën udhëheqjen e tij, Kosova zhvilloi politika paqësore dhe u bë një model i qëndresës demokratike në Ballkan.
Në fillim të viteve 1990, thirrja për pavarësi nga Serbia u bë më e fortë se kurrë. Ibrahim Rugova, me qetësinë dhe urtësinë që e karakterizonte, vazhdimisht kërkonte rrugë paqësore për arritjen e qëllimeve të Kosovës. Ata që e kanë njohur personalisht tregojnë se si Rugova, megjithë vështirësitë dhe sfidat me të cilat përballej, kurrë nuk e humbi shpresën dhe besimin në drejtësi dhe liri.
Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.
Vepra të Publikuara nga Ibrahim Rugova
Ibrahim Rugova ka botuar këto vepra:
- Prekje lirike, Rilindja, Prishtinë, 1971
- Kah teoria, Rilindja, Prishtinë, 1978
- Bibliografia e kritikës letrare shqiptare 1944-1974, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1976 (së bashku me Isak Shemën)
- Kritika letrare (nga De Rada te Migjeni), Rilindja, Prishtinë, 1979 (së bashku me Sabri Hamitin)
- Strategjia e kuptimit, Rilindja, Prishtinë, 1980
- Vepra e Bogdanit 1675-1685, Rilindja, Prishtinë, 1982
- Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1986
- Refuzimi estetik, Rilindja, Prishtinë, 1987
- Pavarësia dhe demokracia, Fjala, Prishtinë, 1991
- Çështja e Kosovës, Dukagjini, Pejë, 1994
- Kompleti i veprave të Ibrahim Rugovës në tetë vëllime, Faik Konica, Prishtinë, 2005
Çmimet dhe Titujt Ndërkombëtarë të Ibrahim Rugovës
- Më 1995, Dr. Ibrahim Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
- Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë.
- Më 1998, Dr. Ibrahim Rugovës iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
- Në vitin 1999, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster, Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedik, Milano dhe Breshia.
- Në vitin 2000, Dr. Ibrahim Rugova mori çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco i Formiguerra” në Barcelonë, Spanjë.
- Në vitin 2004 Dr. Ibrahim Rugova u nderua me Çmimin e Evropës, Senator Nderi nga Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi.
- U nderua gjithashtu nga Komonuelthi i Pensilvanisë (SHBA), “Mik i Shteteve të Bashkuara të


Ibrahim Rugova ndërroi jetë më 21 janar 2006, por trashëgimia e tij vazhdon të jetojë. Përpjekjet e tij, qëndrueshmëria dhe përkushtimi i tij ndaj paqes dhe pavarësisë mbeten të pavdekshme në mendjet dhe zemrat e popullit të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve në botë. Figura e Rugovës përkujtohet si një njeri me integritet të lartë, i cili e ka ndriçuar rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë së vendit të tij.
Foto nga Google Images