Sot, në 27 Dhjetor, kujtojmë me respekt dhe krenari 100-vjetorin e ndarjes nga jeta të një prej udhëheqësve më legjendarë të kombit tonë, Elez Isuf Ndreut. Një shekull më parë, ky luftëtar trim dhe i paepur ndërrroi jetë, duke lënë pas një trashëgimi të pavdekshme që do të mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve dhe në historinë e Evropës.
Elez Isufi, së bashku me trimat e tij, luftoi pa u ndalur kundër pushtuesve gjenocidial serbë, duke mbrojtur me vendosmëri tokën e tij dhe popullin e vet. Betaja e tij nuk ishte vetëm një luftë për lirinë kombëtare, por edhe një shenjë e qartë e qëndresës dhe krenarisë shqiptare. Në të gjitha përballjet me armiqët, Elez Isufi dhe trimat e tij dolën të pa mposhtur, duke shkruar kapituj të lavdishëm në historinë tonë.
Betejat e tyre mbetën si shembull i guximit dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm ndaj vendit dhe idealeve të lirisë. Kontributi i Elez Isufit dhe bashkëluftëtarëve të tij ishte vendimtar për ruajtjen e identitetit dhe sovranitetit tonë, dhe do të mbahet mend përjetësisht si një burim frymëzimi për brezat që do të vijnë.
Në këtë ditë të veçantë, përulemi me respekt përpara kujtimit të Elez Isufit dhe të gjithë atyre që luftuan krah për krah me të. Historia e tyre na mëson se liria dhe pavarësia janë arritje që vijnë përmes sakrificës dhe qëndresës së palëkundur.
Qoftë kujtimi i Elez Isufit i përjetshëm dhe frymëzimi që ai na la, një udhërrëfyes për të ardhmen e ndritur të kombit tonë.
Foto nga Google Images