Detroit po përgatitet për një valë të nxehtësisë kete javë, me temperaturat që priten të ngjiten mbi 90 gradë Fahrenheit. Sipas parashikimeve, vlerat e indeksit të nxehtësisë do të jenë afër ose mbi 100 gradë për shumicën e javës së ardhshme.
Temperaturat do të fillojnë të ndihen të nxehta që nga dita e diel, me maksimume që do të arrijnë në mes të 80-ave deri në 90 gradë Fahrenheit.
Një Këshillim për Cilësinë e Ajrit është shpallur për qarqet St. Clair, Livingston, Oakland, Macomb, Washtenaw, Wayne dhe Monroe për ditën e diele dhe ne vazhdim. Niveli i lartë i ozonit mund të shkaktojë që ajri të jetë “i dëmshëm për grupet e ndjeshme”.
Ky fenomen i motit të nxehtë vjen si rezultat i një presioni të lartë që do të vendoset mbi Shtetet e Juglindjes të SHBA-së. Ne veri të kesaj qendre të presionit të lartë, priten temperatura shumë mbi mesataren në pjesët e Midwest, Luginës së Ohios, Liqeneve tëMedhenj, dhe në Verilindje, duke përfshirë edhe Detroitin.
Kjo valë e nxehtësisë pritet të sjellë temperatura afër rekordit për disa ditë radhazi javën e ardhshme. Temperaturat maksimale priten të jenë në mes të 90-ave nga e hëna deri të premten, me vlera të indeksit të nxehtësisë që do të ngjiten në ose mbi 100° çdo ditë, kur të llogaritet edhe lagështia.
Kujdesi duhet të jetë i lartë gjatë kësaj periudhe, veçanërisht për ata që janë më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta. Rekomandohet që të qëndrohet në ambiente të freskëta dhe të hidratohemi vazhdimisht.