Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë kombetare e gjuhes shqipe ne viset shqiptare në kohën e Peramdorise Osmane. Mësonjëtorja u hap më 7 mars te vitit 1887 Korce ne periudhën e fundme të perandorisë.Tashmë ndërtesa e shkollës shërben si një muzeum dhe ndodhet në veri të bulevardit “Shën Gjergji”.
Hapja e shkollës erdhi si rezultat i Levizjes Kombetare Shqiptare qe synonte të mundësoheshin të drejtat kombëtare brenda Perandorisë Osmane. Mësonjëtorja përbënte një qendër për edukimin kulturor dhe patriotik; kishte rëndësi e një vlerë të veçantë duke qenë se shkrimi i shqipes nuk u lejua pas ngjarjeve te Lidhjes se Prizrenit.
Data e hapjes së saj festohet nga shqiptarët si “Dita e Mësuesit”.
Në vitin 1885, Naim Frasheri si zyrtar në Ministrinë e Arsimit në Stamboll, me të vëllain, Sami Frasheri si shqiptarë të tjerë me ndikim te “Shoqerise se te Shtypurit Shkronja Shqip”, ia dolën të siguronin lejen nga Sulltan Abdylhamidi || per hapjen e një shkolle shqiptare për djem në Korçë.
Pandeli Sotiri ishte mesuesi i pare qe filloi mësimin fillimisht me 35 nxënës. Hapja e kësaj shkolle për nga karakteri kishte tipare demokratike, pasi në të mësonin fëmijët e të gjitha shtresave, të varfër e të pasur. Kjo shkollë kishte një klase përgatitore si dhe katër klasa të rregullta. Lendet mesimore ishin shkrimi, kendimi, gramatika e gjuhes shqipe, historia, gjeografia, aritmetika, dituria natyrore dhe edukimi fizik.
Hapja e shkollës ishte një ngjarje dhe një fitore e madhe për gjithë lëvizjen kombëtare. Mësonjëtorja e Korçës ishte qendër e rëndësishme për formimin kulturor dhe ngritjen e ndërgjegjes dhe moralit në popull. Ajo nxiti edukimin patriotik të brezit të ri e të masave të gjera. Shkolla tërhoqi interesin dhe admirimin e shumë shqiptarëve. Nën shembullin e saj u frymëzuan më vonë edhe banorë të viseve dhe trevave të tjera shqiptare.