Dje, Institucioni i Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave organizoi një konferencë shkencore me temën “E kaluara në të tashme, ruajtja, digjitalizimi dhe rëndësia e fondeve etnografike dhe arkivave të trashëgimisë kulturore në bashkëkohësi.” Kjo ngjarje mblodhi studiues, akademikë dhe profesionistë nga fusha të ndryshme për të diskutuar sfidat dhe mundësitë që lidhen me ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në epokën moderne.
Në këtë konferencë moren pjese kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Skënder Gjinushi; prof. asoc. Olsi Lelaj, drejtor i Institutit të Antropologjisë; prof.asoc. dr. Ardit Bido, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave; dr. Gentiana Sula (Autoriteti mbi Informimin e Sigurimit të Shtetit); Devis Xhaja, drejtor i Drejtorisë së Arkivave në RTSH. Gjithashtu te pranishem ishin edhe studiues, arkivistë, kuratorë.
Në hapjen e konferencës,u theksua rëndësia e ruajtjes së fondeve etnografike dhe arkivave të trashëgimisë kulturore për identitetin kombëtar dhe për brezat e ardhshëm. Ruajtja e trashëgimisë kulturore është një detyrë e përbashkët që kërkon angazhimin dhe bashkëpunimin e të gjithëve.
Një nga çështjet kryesore të diskutuara gjatë konferencës ishte digjitalizimi i materialeve etnografike dhe arkivore. U prezantua një projekt të ri për digjitalizimin e koleksioneve të Institucionit të Antropologjisë. “Ky proces do të lejojë akses më të gjerë dhe më të lehtë në këto materiale, duke i bërë ato të disponueshme për studiuesit dhe publikun e gjerë në mbarë botën,” shpjegoi nje nga specialistet e digjitalizimit.
Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu rëndësinë e edukimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit për vlerat e trashëgimisë kulturore. U theksua se duhet të rritet ndërgjegjësimi i publikut për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, duke përfshirë edhe të rinjtë në aktivitete edukative dhe kulturore.
Konferenca përfundoi me një sesion pyetje-përgjigje, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbejnë ide dhe të diskutojnë mbi projektet dhe iniciativat e ardhshme në fushën e ruajtjes dhe digjitalizimit të trashëgimisë kulturore.
Kjo konferencë shkencore shënoi një hap të rëndësishëm drejt përparimit në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, duke theksuar rëndësinë e këtyre fondeve për identitetin kombëtar dhe për mbrojtjen e trashëgimisë sonë të përbashkët.
Foto nga Google Images