Mëngjesin e sotëm qyteti i Sarandës është tronditur nga një shpërthim i fortë tritoli, i cili ktheu në gërmadhë një hotel 2 katësh në zonën e plazhit. Nga ky shpërthim i fuqishëm janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rreth 30 banesa e biznese në lagjen numër 1, në distancë gati 500 metra larg vendit të ngjarjes.

Ndërkohë grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të objekteve pranë hotelit të shembur për të zbardhur ngjarjen.

Hoteli ka qene objekt procesesh gjyqesore me palë paditëse Dhimitër Evangjeliu (shtetas grek) dhe të paditur Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka. Biznesi rezulton i regjistruar në QKB në bashkëpronësi të Spiro Çabirit dhe Vangjel Shtukës dhe me administratore shtetasen Miranda Çabiri dhe ishte hotel dhe piceri i regjistruar me emrin “Bizanti”.

Në dy vitet e fundit Saranda ka regjistruar disa shpërthime me tritol në bizneseve të ndryshme të cilat mbetet ende pa autor.

9 shkurt 2021: Tritol hotelit te Mariel Murati

24 prill 2022: Tritol hotelit te Nuri Yzeirai

29 qershor 2022: Tritol hotelit te Mariel

Murati

5 dhjetor 2022: Tritol viles se Lefter Lefteri, alias Afez Kulla

By Editor