Në një ngjarje të trishtë, trupi i nënës Alma Arrazi dhe djalit të saj 3-vjeçar është gjetur në ujërat e lumit Buna.
Alma Arrazi, një grua 39-vjeçare, u gjet e pajetë në lumë. Ajo kishte marrë vendimin tragjik të vetëvrasjes duke u hedhur në ujërat e lumit Buna, duke marrë me vete edhe tre fëmijët e saj.
Kjo ngjarje ka tronditur shumë njerëz dhe ka shkaktuar dhimbje të thellë në shoqërinë shqiptare.
Kërkimet për gjetjen e trupave kanë përfunduar kur është gjetur dhe trupi i nënës, Alma Arrazit në ujërat e lumit Buna.
Më herët gjatë ditës së sotme është gjetur dhe trupi i fëmijës së mitur 3-vjeçar, ndërkohë që gjatë 2 ditëve të fundit janë gjetur trupat e pajetë të vajzave të familjes.
Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet po punojnë për të zbuluar të gjitha detajet e kësaj tragjedie.
Ngjarja në Shkodër që ka sjellë mbytjen e nënës me 3 fëmijët e saj, dyshohet se ka pasur si shkak dhunën që babai ushtronte mbi familjen e tij. Për rastin e rëndë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin Ergys Arrazi për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së tyre si pasojë e dhunës.
Alma Arrazinuk kishte bërë denoncime për dhunë apo probleme familjare. Në ditët e fundit, trupi i dy vajzave të saj është gjetur në ujërat e lumit Buna.
Për momentin, nuk ka prova të dhunës fizike në trupin e gjetur të djalit 3-vjeçar. Autoritetet po hetojnë për të zbuluar arsyet dhe rrethanat e kësaj tragjedie.
Kjo ngjarje është një shenjë e rëndësishme për të gjithë shoqërinë. Ne duhet të fokusohemi ne parandalimin e dhunes dhe ne mbeshtetjen e grave dhe femijeve në nevojë. 🕊️