Të shtunën në Sofje të Bullgarisë ka nisur gara European Open, që vlerësohet me rëndësi për xhudistët që synojnë të stabilizohen në nivelin e të rriturve.

Flaka Loxha ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri 57 kilogramë, për njërin prej sukseseve më të mëdha në karrierën e deritashme.

Ajo ka disa suksese te të rriturat dhe po zhvillohet gradualisht.

23-vjeçarja në finale u përballë me bartësen e parë, bullgaren me përvojë Ivelina Ivilieva.

Bullgarja u mbështet në përvojën e madhe që ka dhe fitoi me Ippon. Flaka ishte bartësja e tretë. Në xhiron e parë ishte e lirë, ndërsa në të dytën e mposhti belgen Eveline Delbaen.

Më pas fitoi ndaj Angjela Samargjiqit të Bosnjë-Hercegovinës. Në gjysmëfinalen e fortë e kaloi spanjollen Adriana Rodriguez Salvador.

By Editor