Finalja e Copa América 2024 midis Argjentinës dhe Kolumbisë, e cila do te zhvillohet në stadiumin Hard Rock në Miami, do te filloje për shkak të një incidenti të papritur. Mijëra tifozë pa bileta tentuan të hynin me forcë në stadium, duke shkaktuar një kaos të madh dhe duke detyruar organizatorët të shtynin fillimin e ndeshjes për të paktën 30 minuta.
Incidenti ndodhi kur tifozët pa bileta thyen një nga portat kryesore të hyrjes, duke krijuar një situatë të rrezikshme për tifozët e tjerë, personelin e sigurisë dhe oficerët e policisë. Video të postuara në rrjetet sociale treguan skena kaotike me tifozë që përpiqeshin të hynin në stadium, ndërsa policia dhe personeli i sigurisë përpiqeshin t’i ndalonin.
Për shkak të këtij incidenti, të gjitha portat e stadiumit u mbyllën përkohësisht, duke lënë shumë tifozë me bileta të bllokuar jashtë në nxehtësinë dhe lagështinë e lartë të Floridës Jugore. Organizatorët e Copa América dhe autoritetet lokale po përballen me kritika të ashpra për menaxhimin e situatës dhe përgatitjet e pamjaftueshme për një ngjarje të tillë madhore.
Foto nga Google Images