Festa e Zojës së Shkodrës, e njohur gjithashtu si “Zoja e Këshillit të Mirë,” është një nga festat më të rëndësishme fetare dhe kulturore të komunitetit katolik të Shkodrës. Kjo festë e veçantë mbledh së bashku banorët e qytetit dhe shqiptarët katolikë nga mbarë vendi.
Besimtarët e krishterë në Shkodër, kremtojnë në një mënyrë të veçantë festen e Zojës së Shkodrës. Kryedioqeza e qytetit, në pjesën e dytë të tetorit, e feston ketë ditë të shënuar për besimtarët katolikë shkodranë, që është pikërisht nderimi i Nënës Hyjnore, Zojës së Këshillit të Mirë, pajtores qiellore të Shkodrës e të Shqipërisë.
Festimet fillojnë me një procesion solemn në rrugët e Shkodrës, ku besimtarët mbajnë ikona dhe statuja të Zojës së Shkodrës. Ky procesion është i shoqëruar nga këngë liturgjike dhe lutje të përbashkëta, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe të shenjtë. Kishat janë të dekoruara me lule dhe drita, dhe mblidhen për meshë të veçantë që kremtohet nga klerikët e lartë të Kishës Katolike.
Festa e Zojës së Shkodrës është një rast për bashkimin e komunitetit dhe përforcimin e lidhjeve familjare dhe shoqërore. Shumë njerëz udhëtojnë nga larg për të marrë pjesë në këto festime dhe për të përjetuar atmosferën e ngrohtë dhe mikpritëse që ofron Shkodra gjatë kësaj feste. Tregjet lokale dhe ambientet e hapura janë të mbushura me ngjyra dhe zëra, duke krijuar një ndjesi të veçantë të gëzimit dhe bashkimit.
Festa e Zojës së Shkodrës mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme për komunitetin katolik të qytetit dhe për shqiptarët në përgjithësi. Kjo festë është një dëshmi e pasurisë dhe diversitetit të traditave tona kulturore dhe fetare, dhe një kujtesë e rëndësisë së besimit dhe bashkimit në jetën tonë të përditshme.
Fotot nga Google Images