Në një ngjarje të veçantë në Teatro de la Zarzuela në Madrid, sopranoja e talentuar shqiptare, Ermonela Jaho, ka fituar çmimin prestigjioz “Ópera XXI” për interpretimin e saj të jashtëzakonshëm në operën “Suor Angélica” të Giacomo Puccini, e cila u shfaq në Gran Teatre del Liceu të Barcelonës. Ky çmim është një njohje e madhe për artistët që japin një kontribut të rëndësishëm në botën e operës në Spanjë.
Ermonela Jaho u nderua për rolin e saj të fuqishëm dhe emocional në “Suor Angélica”. Njohur për interpretimet e saj të thella dhe ndjeshmërisë së lartë, Jaho arriti të transmetojë plotësisht dramën dhe emocionet e personazhit të saj, duke sjellë një eksperiencë të paharrueshme për publikun. Gran Teatre del Liceu, një nga teatrot më të mëdhenj dhe më të njohur të Barcelonës, i themeluar në vitin 1837, ishte vendi ideal për një shfaqje të tillë madhështore.
E veshur me një fustan kuq e zi, sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho ka pranuar çmimin “Artistja më e mirë ndërkombëtare” nga Opera Spanjolle XXI, ceremoni që është mbajtë në Madrid të Spanjës.
“Ndihem e privilegjuar per dashurine qe Spanja me ka dhene dhe me jep vazhdimisht. Shpresoj qe puna ime te frymezoje nje brez te ri i cili te vazhdoje te permiresoje boten me artin e vet. Rrofte muzika, rrofte arti, rrofshin artistet! ”, ka shkruar Ermonela Jaho.
Ky nuk është çmimi i parë për Ermonela Jaho, e cila ka fituar disa çmime të tjera të rëndësishme gjatë karrierës së saj operistike. Në vitin 2021, ajo mori Çmimin Ndërkombëtar të Artit Klasik për Albumin e saj solo “Anima Rara”. Me këtë çmim të ri, Jaho vazhdon të rrisë famën e saj ndërkombëtare dhe të promovojë artin operistik në mbarë botën.
Marrja e çmimit “Ópera XXI” është një dëshmi e përkushtimit dhe talentit të Ermonela Jahos. Ajo vazhdon të jetë një frymëzim për artistët e rinj dhe një ambasadore e denjë e kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Foto nga Google Images