Aktorja e njohur shqiptare, Anna Lika, dhe regjisori i talentuar Bjordi Mezini, janë në pritje të ëmbël për herë të parë. Çifti ka ndarë lajmin emocionues me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, duke zbuluar se do të bëhen prindër të një vajze.
Anna dhe Bjordi organizuan një festë të veçantë për zbulimin e gjinisë së foshnjës, ku ndanë momente të lumtura me miqtë dhe familjarët e tyre. Në postimet e tyre në Instagram, ata shfaqen të lumtur dhe të emocionuar për ardhjen e vajzës së tyre të parë.
Romanca e tyre u konfirmua publikisht pesë muaj më parë, kur Anna ndau disa fotografi me Bjordin, duke i dhënë fund spekulimeve për lidhjen e tyre. Tani, me lajmin e shtatzënisë, çifti po përgatitet për një kapitull të ri dhe të bukur në jetën e tyre.
Urime të përzemërta për Anna Lika dhe Bjordi Mezini për këtë bekim të madh! 💖