Aktori i mirënjohur Reshat Arbana i cili iu nënshtrua një operacioni të vështirë, ka lënë ambientet e spitalit Universitar Nënë Tereza dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Ndërhyrja delikate u realizua nga ekipi i mjekëve kardiologë dhe infermierë të Spitalit Universitar Nënë Tereza. Ky ekip perbehej prej Dr. Shk. Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina dhe infermiere Antuela Shkëmbi dhe Xhoana Xhanaku.
Ata e kane kryer ndërhyrjen përmes një terapie moderne të insufciencës kardiake. Kjo metode realizohet duke vendosur tre sonda elektrike në zemër që realizon sinkronizimin e tkurrjes së muskulit të zemrës në tërësi dhe që përmirëson funksionin e zemrës dhe cilësinë e jetës.
Foto marre nga Google Images