Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në bypassin e Tepelenës, poshtë kalasë së këtij qyteti.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 4 persona, ndërkohë që në aksident janë përfshirë 8 shtetas.

Ne raportin e policise thuhet se:

“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete. Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër”

Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore, bëhet e ditur se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë si pasojë e shiut.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Fotot marre nga: Google

By Editor