Inaugurimi i Presidentit Donald Trump u mbajt më 20 janar 2025. Ceremonia filloi me mbërritjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku u prit nga Joe dhe Jill Biden. Pas një çaji të përbashkët, Trump u drejtua për në ndërtesën e Kapitolit për të bërë betimin.
Në fjalimin e tij të parë si President, Trump falënderoi të gjithë ata që e mbështetën, përfshirë presidentët e mëparshëm që ishin të pranishëm, si Clinton, Bush, Obama dhe Biden. Ai deklaroi se “Epoka e Artë” e Amerikës fillon tani dhe se vendet e tjera do ta respektojnë sërish SHBA-në.
Në ceremoni morën pjesë mbi 800 personalitete, përfshirë anëtarët e kabinetit të Trump, si Robert F. Kennedy, Kristi Noem, Marco Rubio dhe Doug Burgum. Ish-kandidati presidencial Vivek Ramaswamy dhe miliarderi i teknologjisë Elon Musk ishin gjithashtu të pranishëm.
Foto nga Google Images