Sot, më 13 janar, festojmë ditëlindjen e aktorit të shquar të humorit, Vasil Vaso. Me origjinë nga Gjirokastra dhe i lindur në vitin 1939, Vasil Vaso ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në skenën e teatrit shqiptar me talentin dhe humorin e tij të jashtëzakonshëm.
Gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të pasur, Vasil Vaso ka interpretuar në disa nga komeditë më të njohura shqiptare. Ndër rolet më të spikatura të tij janë ato në “Emblema e dikurshme” dhe “Një baba tepër” ku ai ka sjellë buzëqeshje dhe gëzim për publikun shqiptar. Ai është po aq i njohur për përkthimet e shumë veprave skenike, duke sjellë në gjuhën e bukur shqipe shumë kryevepra ndërkombëtare.

Që nga fillimet e karrierës së tij, Vasil Vaso është vlerësuar me çmime të ndryshme për kontributin e tij të madh në teatër dhe komedi. Vepra e tij është një burim i pashtershëm frymëzimi për gjeneratat e reja të aktorëve dhe artistëve shqiptarë.
Vasil Vaso mbetet një ikonë e humorit shqiptar. Me mjeshtërinë dhe dedikimin e tij, ai ka krijuar kujtime të paharrueshme për të gjithë ata që kanë pasur kënaqësinë ta shohin në skenë. Ndërkohë që festojmë ditëlindjen e tij, e falenderojme për gjithçka që ka bërë për të zbukuruar jetën artistike të Shqipërisë.
Foto nga Google Images