Sot, më 12 janar, Fatos Kongoli, një nga përfaqësuesit më të mirë dhe të njohur të letërsisë shqipe, feston 81-vjetorin e tij. Lindur në janar të vitit 1944 në Elbasan, Kongoli ka lënë një gjurmë të thellë dhe të pashlyeshme në letërsinë shqiptare dhe ndërkombëtare.
Fatos Kongoli e nisi rrugëtimin e tij artistik me prirje testuese në fillim të viteve ’90, kur letërsia shqiptare ishte në një periudhë transformimesh të mëdha. Romani i tij i parë i madh, “I humburi” që u botua në vitin 1992, i cili reflektuar mbi jetën në Shqipërinë nën diktaturën, pati shumë sukses tek lexuesit shqiptarë. Përgjatë karrierës së tij, Kongoli ka botuar një numër të madh romanesh të cilat kanë trajtuar tema të ndryshme dhe kanë prekur zemrat e shumë lexuesve.
Kontributi i Kongolit në letërsinë shqipe është vlerësuar me disa çmime të rëndësishme, ndërsa romani i tij “Lëkura e qenit” botuar në vitin 2003 dhe i përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit në Gjermani. Kongoli është gjithashtu fitues i çmimit ndërkombëtar “Balkanika” dhe nderuar me titullin “Shkrimtari i vitit” nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë.
Ndër veprat e tij më të shquara janë: “Ne të tre”, “Karuseli”, “I humburi”, “Kufoma”, “Dragoi i fildishtë”, dhe “Jetë në një kuti shkrepësesh”. Këto vepra janë përkthyer në disa gjuhë dhe janë shpërndarë në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë Francën, Italinë, Zvicrën, Greqinë, Gjermaninë, Poloninë, Sllovakinë, Bullgarinë, Serbinë, Britaninë e Madhe dhe Spanjën.
Në këtë ditë të veçantë, e nderojmë dhe i urojmë Fatos Kongolit një ditëlindje të gëzuar dhe shumë suksese të mëtejshme. Kontributi i tij në letërsinë shqipe është një trashëgimi e paçmueshme që do të jetojë përgjithmonë në zemrat e lexuesve shqiptare. Gëzuar dhe festofsh sa më shumë ditë të tilla, i dashur Fatos Kongoli!
Foto nga Google Images