Më 12 shkurt 1918, populli i Vlorës mbajti një ceremoni të madhështore: varrimin e Ismail Qemalit, një nga figurat më të shquara të lëvizjes për pavarësi të Shqipërisë. Ismail Qemali, i njohur si “Babai i Flamurit Kombëtar”, ishte drejtues i rëndësishëm në krye të deklarimit të pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Ismail Qemali ishte një figurë qëndrore në lëvizjen kombëtare për pavarësi dhe një drejtues i madh i politikës shqiptare. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e alfabetit të përbashkëm shqiptar dhe në formimin e shoqërisë kulturore shqiptare.
Në këtë dite te 1918-s, populli i Vlorës u mblodh në sheshin të qytetit, ndërsa ushtria me oficerë dhe banda e saj muzikore u vendosën në rresht. Rreth ora 10 e mëngjesit, trupi i vdekur i Ismail Qemalit u transferua nga ndërtesa e Komandës së Bazës Navale në një karroce. Karrocën e tërhiqnin gjashtë kuaj të murrmë. Anës karrocës ecnin dy rreshta ushtarësh. Më pas vinin hoxhallarët. Pas tyre tre djemtë e Ismail Qemalit. Me pas parësia e qytetit dhe e qarkut, qytetarët, nxënësit e shkollave fillore të qytetit duke u ndjekur nga populli me trishtim dhe respekt, si dhe një tufë ushtarësh kalorësie.
Trupi i Ismail Qemalit u varros në Kanine, vendi i lindjes së tij, ku ai kishte qenë një figurë qëndrueshme gjatë gjithë luftës për pavarësinë e Shqipërisë.
Varrimi i Ismail Qemalit ishte më shumë se një ceremoni e vdekjes; ishte një përkujtim i përkushtimit të tij për lirinë e atdheut. Ai mbeti një simbol i pavarësisë dhe lirësisë për shqiptarët, dhe varrimi i tij u bë një nga momentet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë.
Foto nga Google Images