Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Shalës të Konispolit, ku një 69-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta. Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit, kur Huso Islami, 69 vjeç, ka goditur me se..pate bashkëshorten e tij, Shano Islami, 66 vjeçe.
Pas këtij akti të rëndë, konflikti ka vazhduar me djalin e tyre, Klement Islami, 40 vjeç, i cili e ka shtyrë të atin nga shkallët, duke shkaktuar vdekjen e tij. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar djalin e viktimave, ndërsa po hetohen motivet e sakta të këtij krimi të dyfishte.
Kjo ngjarje ka tronditur komunitetin lokal dhe ka ngritur shqetësime për dhunën brenda familjes. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.
Foto nga Google Images