Ne njerëzit jemi qenie të gabueshme, të vetëdijshëm për shkurtësinë e jetës edhe perseri përpiqemi të shpejtojmë hapin e saj me zgjedhje të dyshimta.
Ne jemi të joshur nga vetë shkatërrimi ynë dhe në mënyrë të pashmangshme, madje përpiqemi ta përsosim atë.
Si do ta shpjegonim ndryshe prekjen e një cigareje të shtypur në buzë, apo përmbajtjen e një shishe gjigande alkoholi që kalon nëpër duar?
I tillë është shqetësimi i Thomas Lerooy, vizatimet dhe skulpturat e hollësishme të të cilit tradhëtojnë një kuptim të çuditshëm të peshës së jetës njerëzore – një peshë që është sa e pakapërcyeshme përballë vesit, aq edhe dinakisht komike përballë vdekshmërisë.
Skulpturat e Lerooy-t e shohin veten të dënuara, të mbajnë pasojat e zgjedhjeve se njerezve si imazhe të qëndrueshme. Keto skulptura tregojne njerez që e kanë kufizuar ekzistencën e tyre nga veset e keqia.
Por Lerooy shkon më tej: Papritmas, subjektet e tij nuk janë më vetë ata, por bëhen të copëtuar dhe të copezuar fizikisht duke treguar mangësite e tyre.