Në ditën e 2 Dhjetor 2024, ylli shqiptar, Rita Ora ka shkelqyer në tapetin e kuq të ‘British Fashion Awards’ në Londër me një pamje krejtësisht ndryshe nga ajo që ne kishim përshkruar deri më sot. Duke u shfaqur me një kostum të gjerë dhe një stil të ri të flokëve, Rita ka bërë një buje të fortë në botën e modës.
Rita Ora ka hyrë në tapetin e kuq të Royal Albert Hall me një kostum të gjerë në ngjyrën gri, i kombinuar me një këmishë të bardhe me vija, kollare me pika te kuqe dhe pantallona të gjera. Kostumi i saj i frymezuar ne stilin e viteve ’80 dhe punk, duke përfshirë një këmishë të gjerë me dy breza.
Rita Ora u paraqit me një stil të ri flokësh, duke përdorur një ngjyre të verdhë të çelur dhe me fije të zbardhura. Ky transformim i madh në pamjen e saj ka bërë që ndjekësit të mbeten të mahnitur dhe të komentojnë për pamjen e saj të re dhe të guximshme.
Rita Ora gjithmonë ka qenë e njohur për stilin e saj të ndryshëm dhe të guximshëm, dhe kësaj here nuk ka qenë ndryshe. Me këtë pamje të re, ajo ka demonstruar se mund të ndryshojë stilin e saj dhe të mbetet e freskët dhe moderne.
Foto nga Google Images