Zhuliana Jorganxhi, një poete e talentuar dhe e njohur shqiptare, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë shqipe me krijimet e saj të mrekullueshme. Ajo është e njohur për stilin e saj të ndjeshëm dhe të sofistikuar, që kap çdo nuancë të emocioneve njerëzore. Poezitë e saj shpesh mbajnë një frymë meditative dhe janë një reflektim i bukurisë së botës përreth, dashurisë dhe vetëqenies. Jorganxhi ka një aftësi të veçantë për të krijuar imazhe të fuqishme dhe të paharrueshme me fjalët e saj, duke prekur zemrat e lexuesve dhe duke i bërë ata të ndihen të lidhur thellë me krijimet e saj. Në çdo varg të shkruar prej saj, ndjen një shpirt të lirë dhe një mendje të ndritur, që vazhdon të frymëzojë breza të tërë.
“Mohimi i vetes”
Mohuam shoqen edhe shokun,
nga faqenxira na u zbardh floku.
Mohuam dhimbjen dhe dashurinë,
shpirtin mohuam, vetë NJERINE!
Mohuam ne, e kë s’mohuam…
Ndaj botës mbetëm të harruar…
Mohuam nënën edhe atin,
fajtor pa faj, në mes të fajit,
mohuam motrën dhe vëllain,
gjymtyrë prerë për së gjalli.
Mohuam gruan, mohuam burrin,
ku ishte zemra rëndoi guri.
Mohuam vajzën edhe djalin,
gjak pikoi gjiri, kur s’iu gjet varri.
“Jeto edhe Jeten time”
Jeto dhe jetën time po e deshe,
Eja dhe merre, veç jeto.
Ata që s’duan dashurinë,
Nuk dinë seç është mirësia.
Folenë e ngrenë në errësirë,
Edhe mbi ty lëshojnë stuhira.
Se jane mësuar të zvarriten,
Të të helmojnë, pastaj të vdesin.
Pa prekur trupin tënd të ngrohur,
Nga afshi i puthjesh, ledhatimit.
Dhe pena ime nis e shkruan,
Kaq e lodhur nga mundimi.
Kërkon nga ty dhe merr dy fjalë,
Dhe ndalet lumi i zemërimit.
Të dua, të dua, të dua,
Oh, këngë hyjnore e kësaj bote.
Që pëshpëritet nga buzët e dashuruara,
Që frymë ty të dhanë.
Shumë të kërkova gjersa të gjeta.
Dhe nëse vdes mos u trishto,
Por ti jeto!
Nëpër rrugët e dashurisë,
Enden këngët dhe legjendat.
Nëpër vargjet e poetit,
Zemrën ta njoh.
Dhe në vija pentagramesh,
Derdhet shpirti i nje artisti.
Por dicka pa thënë pa mbetur,
Le të tjerët ta tregojnë.
Dhe jetën time po e deshe,
Eja dhe merre,
Por ti jeto…
Foto nga Google Images