Një dekade me pare, më 27 Dhjetor 2014, Shqipëria humbi një nga mjeshtrit më të respektuar të humorit dhe aktorëve të njohur, Veli Rada. Ai u nda nga jeta në moshën 72-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Veli Rada ishte një figurë që mbushte gjithçka me humor dhe kreativitet. Ai filloi karrierën e tij në Estradën e Tiranës dhe u bë një nga aktorët më të njohur në Shqipëri dhe jashtë saj. Roli i tij në komedi dhe skeçe të ndryshme, si “Tre dhëndurët”, “Lezeti i kolltukut dhe krevatit” dhe “Revolja e humbur”, i krijuan një profil të veçantë në fushën e artit.

Përveç karrierës në aktrim, Rada ishte gjithashtu një komentator sportiv i talentuar për Radio Tiranën. Pasioni i tij për sportin dhe humori e bëri të veçantë në botën e komunikimit dhe artit.

Ndarja e tij nga jeta ishte një humbje e madhe për humorin shqiptar, por gjithashtu një përkujtim për kontributin e tij të madh në artin dhe kulturën e vendit.

Foto nga Google Images


By Editor