Dua të jesh gotë, unë të vë buzët,
ti puth sa here, ty të kujtoj,
ndoshta kurrë, s’do të prek nga afer,
nga larg deshirat, me ty trazoj..
Aty do ngop,shpirtin nga malli,
shpirtave tanë, tu them gëzuar,
dhe pse je largë, s’je afer meje
puthjet gotes, ja marrë hua.
Do behem gote, t’më prekësh mua,
t’më rrotullosh, me ato duar
paditur se gota, do jem unë,
në puthjet e tona, do lundrojmë pa fund.
Dua të jesh gotë, mbi tavolinë,
sa her te vij, të bëj gëzuar,
mos të marrë leje, të vë unë buzet
atëhere do them, të kam shijuar..
Shtrat i shpirtrave, të jete tavolina,
trupat tanë, ngjeshur
shtrenguar,
me gotat gëzuar, buzet ngjitur,
të dehur, mëngjesin ta presim zgjuar..
Nga Meri Mezini