Ti je muza brenda meje,
je në heshtjen që s’ka zë.
Fantazoj, çfarë s’them me vete,
prapë pranë vetes ty të lë.
Të mbaj në xhepat e shpirtit,
aty je, do rrish gjithnjë.
Kush s’ka muzë brenda vetes
shpirtin zbrazur ka gjithnjë.
Ti në heshtje më jep forcë, dashurinë aty ma lë.
Të mbështjell brenda vetes,
të dua shumë edhe pa zë.
Ti je muza, më ngroh shpirtin.
Çfarë do bëja unë pa ty?
Do humbisja shkretëtirës,
dritë e shpirtit tim je ti.
Ti je muza brenda meje,
heshtjen memece e bën.
Edhe unë jam brenda teje
s’të kërkoj në asnjë vend…
Nga Meri Mezini