Ka ngelur vetëm babai,
nëna vdiq muaj më parë,
babai ngeli shkretë vetëm,
fëmijët të gjith janë ndarë.
Kur nëna ndërroji jetë,
loti burrit u bë lumë,
mjeri unë o plaka ime,
ku do mbytem vetëm unë.
Fëmijët më ngushëlluan,
baba bëhu burrë i fortë,
ç’farë ti bëjmë demokracisë,
na degëdisi në Europë.
Plaku qanë te varrë i plakës,
ah i ziu moj plaka ime,
të kisha vdekur më parë,
sot nuk do kërkoja zgjidhje.
Ngela vetëm si unë i ziu,
flmijët ikën më lanë,
bënë adetet e nënës,
ku do rish baba s’më thanë.
Ku të mbytem unë i shkreti,
bëra një tufë me fëmijë,
mjeri unë o plaka ime,
për mua s’pyeti njeri.
Babanë unë se lash vetëm,
dhe pse isha fukara,
ai bëri kokën time,
prindërit janë mbi gjithcka.
Poezi nga: Meri Mezini
