Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla kanë vizituar një lagje verilindore të Londrës për të takuar përfaqësues të komunitetit që ofrojnë ndihma dhe mbështetje për refugjatët në Britani. Vizita e tyre u zhvillua në Walthamstow, një lagje të njohur për diversitetin e saj kulturor dhe bashkëjetesën harmonike të komuniteteve të ndryshme.

Gjatë vizitës së tyre, Mbretëresha dhuroi 25 lodra për t’ua dërguar fëmijëve që jetonin në hotelet e azilit, dhe një donacion në emër të mbretit që do të përdoret për ushqime.

Gjatë vizitës së tyre, Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla u pritën edhe nga një grup përfaqësuesish të komunitetit shqiptar, të cilët ishin veshur me veshje tradicionale shqiptare. Këto veshje, me ngjyrat dhe dizajnet e tyre unike, kanë një histori të gjatë dhe janë simbol i trashëgimisë kulturore shqiptare.

Bëhet fjalë për dy vajza nga Librazhdi, Juliana Shalla dhe Entela Tereziu, të cilat jetojnë me familjet e tyre në Londër ku edhe prezantuan veshjet tradicionale të Shqipërisë.

Ja nje pjese nga biseda:

Charles III: Kur keni ardhur në këtë vend, sa kohë më parë?

Vajza shqiptare: 5 vite.

Charles III: Pesë vjet! Nuk jeni penduar apo jo? Pra ju mblidheni bashkë rregullisht në komunitet?

Vajza shqiptare: Është kënaqësi, po përpiqemi të ndihmojmë njëri-tjetrin. Kjo është pjesë e Shqipërisë, heroi Shqipërisë!

Mbreti dhe Mbretëresha u mahnitën nga bukuria dhe detajet e këtyre veshjeve, duke shprehur admirimin e tyre për artizanatin dhe pasurinë kulturore që ato përfaqësojnë. “Është e mrekullueshme të shohim një pjesë të kulturës shqiptare këtu në Londër. Këto veshje janë një testament i artit dhe traditave të pasura që i lidhin brezat,” u shpreh Mbreti Charles III.

Gjatë vizitës, Mbreti dhe Mbretëresha patën mundësinë të takohen me disa refugjatë që kanë përfituar nga ndihma dhe mbështetja. Ata dëgjuan histori inspiruese për sfidat dhe arritjet e tyre në Britani dhe shprehën mbështetjen e tyre për përpjekjet e vazhdueshme për t’i ndihmuar ata të integrohen dhe të ndërtojnë një jetë të re.

Foto nga Google Images


By Editor