Sic ju kemi njoftuar edhe ne artikuj te tjere ne një zhvillim të paprecedentë në sektorin shëndetësor të Shqipërisë, Spitali Onkologjik i QSUT është përfshirë në një skandal të madh që ka tronditur opinionin publik. Gjyqtarja Armela Hansantari ka vendosur masa sigurimi ndaj tetë personave, përfshirë mjekë, kirurgë, ish-zëvendësdrejtoreshën e përgjithshme të spitalit, farmacistë dhe punonjës.
Në një seancë të fundit, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masat e sigurisë për shtatë të pandehurit e përfshirë në skandalin te Spitali Onkologjik në QSUT. Ky skandal përfshin akuza për shpërdorim detyre dhe transferim të pacientëve drejt klinikave private, duke mos u ofruar trajtimin e duhur mjekësor në spitalin publik.
Mjekja Alketa Ymeri (Pere), një nga të akuzuarat, u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”. Pas seancës, ajo u pa shumë e mërzitur dhe pati një përplasje me gazetarët, duke shtyrë mikrofonët e tyre.
Detajet e Skandalit:
– Edmond Gashi, mjek pranë Spitalit Onkologjik, u la në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
– Emiljano Lela, koordinator në spital, dhe Brikena Qirjazi, zv/Drejtoreshë, u lanë në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për të njëjtën akuzë.
– Halil Gashi u akuzua për fshehje të të ardhurave dhe u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”
– Florian Marku u akuzua për tregtim dhe transportim të mallrave kontrabandë dhe u la në masën “Arrest në shtëpi”.
– Drilona Kishta, e cila ishte jashtë shtetit, u vendos në masën “Detyrim Paraqitje” dhe është njoftuar në kufi.
Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimin pasuror ndaj të gjithë të akuzuarve dhe ka kërkuar informacion për asete apo pasuri nga hipotekat dhe bankat e nivelit të dytë.
Foto nga Google Images