Malli

Syri-i bukur që t’u mvrenjt
Syri yt që më lëndon
Do më lerë-a von a shpejt,
Do më lerë-a shpejt a von.
Sapo shpirti m’u delir
Shpirti im i nxirë krejt
Do më lerë me pahir
Syri-i bukur që t’u mvrenjt.
E do mbetem përnjëmend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbretëresha që më çmend
Do me lerë-a shpejt a von.
Do me lerë-a von a shpejt,
Do me lerë-a shpejt a von,
Syri i bukur që t’u mvrenjt
Syri yt që më lëndon.
Do më lerë…A! po si
Qoftë-aherë-ose tani
Do të qaj aq dashuri
Që të humb me mall te ti?

Lasgush Poradeci mbetet një nga poetët më të dashur dhe të vlerësuar të letërsisë shqiptare. Poezitë e tij lexohen me admirim dhe dashuri, duke prekur zemrat e lexuesve me ndjenjat e thella dhe imazhet e gjalla që ai sjell në çdo varg. Trashëgimia e tij letrare vazhdon të jetojë, duke frymëzuar dhe ndriçuar rrugën e artit letrar shqiptar.

Foto nga Google Images

By Editor