Shkodrani i talentuar Luiz Ejlli ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se ka gati katër këngë të reja, të cilat pritet të publikohen së shpejti. Pas suksesit të tij të fundit me këngën “Kce”, Luiz është gati të sjellë më shumë muzikë për fansat e tij të zjarrtë.

“Me ardhjen e shtatorit, vijnë edhe shirat. Po në të njëjtën kohë vijnë edhe baladat, unë i kam të mbaruara mbi katër këngë”, u shpreh ai, duke thënë “është një duet me Teuta Selimin, teksti Fifi, muzika 90 për qind Fifi dhjetë për qind unë”, u shpreh Luizi ne mediat sociale. 

Një nga bashkëpunimet më të pritura është ai me këngëtaren Melinda Ademi. Luiz dhe Melinda do të sjellin një projekt të ri muzikor të titulluar “I am Albanian”. Ky bashkëpunim pritet të jetë një hit i madh, duke kombinuar talentin e dy artistëve të njohur në skenën muzikore shqiptare.

Me këto projekte të reja, Luiz Ejlli synon të forcojë pozicionin e tij në industrinë muzikore dhe të sjellë më shumë kënaqësi për dëgjuesit e tij.

Fansat e Luizit janë shumë të emocionuar për këngët e reja dhe mezi presin t’i dëgjojnë ato. Me një stil unik dhe një zë të veçantë, Luiz Ejlli vazhdon të jetë një nga artistët më të dashur dhe më të suksesshëm në Shqipëri.

By Editor